Deputeti i PDK-së: Qeveria “Kurti”, kampione e dështimeve

08:23 | 27 Maj 2024
deputeti-i-pdk-se:-qeveria-“kurti”,-kampione-e-deshtimeve

Deputeti i PDK-së: Qeveria “Kurti”, kampione e dështimeve

Me kolegun e tij, Haxhi Avdyli, nuk pajtohet deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

 “Problemi i mos implementimit të Ligjit për sigurimet shëndetësore është në nivelin menaxherial politik, paaftësisë së MSH-së dhe Qeverisë për të funksionalizuar sigurimet shëndetësore. Jemi në fund të këtij mandati të kësaj Qeverie dhe asnjë ligj substancial të shëndetësie nuk kanë arritur ta sjellin në Kuvend”, shprehet ai.

Deputeti Haxhiu ka numëruar disa nga dështimet që sipas tij kanë ndodhur në sektorin e shëndetësisë.

“Në sektorin e Shëndetësisë, Qeveria ka dështuar në të gjitha aspektet. Ka rritje të keqpërdorimeve dhe korrupsionit, rritje të çmimeve të barnave dhe pajisje tjera mjekësore, shërbimeve shëndetësore, rritje të listave, pritjes për operacion e procedura diagnostikuese, mungesë të furnizimeve me barna”.

https://frontonline.net/dekada-e-mashtrimit-te-qytetareve-me-ligjin-per-sigurime-shendetesore/

Komento: