Deputeti i VV-së: Asistenti ofron ndihmë çkado që i kërkohet prej deputetit

08:54 | 07 Qershor 2024
deputeti-i-vv-se:-asistenti-ofron-ndihme-ckado-qe-i-kerkohet-prej-deputetit


Fitim Uka, deputet i Lëvizjes Vetvendosje thotë për “Front Online” se ka asistent personal, sikurse çdo deputet tjetër I Kuvendit të Kosovës. Ai thotë se asistenti personal e ndihmon në pjesën e hulumtimit apo çka do që kërkohet.

“Po dihet ajo që kemi asistent personal secili prej neve, kush ka dashtë me marrë. Roli i tyre është ndihma që ofrojnë në pjesën e hulumtimit, asistimit apo çkado që kërkohet prej deputetit”, tha ai.

Uka thotë se nuk e ka idenë nëse asistentët kanë ndonjë benefit tjetër përpos pagës që marrin prej buxhetit të Kuvendit.

Komento: