
Deputeti i VV-së, Egzon Azemi, ka reaguar pasi është dënuar sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 1 vit e 6 muaj burg për nxitje të përçarjes e mosdurimit.
Azemi ndonëse është dënuar për një vepër të tillë, në reagimin e tij ka vazhduar me gjuhë të njëjtë. Ai ka thënë se “ ata që po i lirojnë terroristët serbë, po i dënojnë aktivistët shqiptarë”
“Ata që lirojnë terroristët serbë që gjuajnë bomba duan të na dënojnë neve aktivistëve shqiptarë vetëm sepse reaguam ndaj këtij skandali.Arlind Manxhuka dhe unë sot u dënuam nga 1 vit e 6 muaj burg, pa asnjë provë nga sistemi i vjetëruar i drejtësisë që liron terroristët serbë.Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani u dënuan me nga 6 muaj burgim.
Ai ka thënë e krejt kjo po bëhet nga “ ata që i nënshtrohen Serbisë”.
Azemi në fund ka përmendur edhe çanta me para që sipas tij “vijnë andej kufirit”.
“Pra në total 4 vite burg për ata që reagojnë kur lirohen kriminelët serbë që gjuajnë bomba e vrasin policë.
Qantat që vijnë andej kufirit të Republikës kurrë nuk do të na mbyllin gojën. Rroftë Republika e Kosovës, turp atyre që lirojnë kriminelë serbë e neve na dënojnë veç pse reagojmë!”, ka përfunduar Azemi.