Deputeti i VV-së flet pas deklaratës së Presidentes për zgjedhje: Jemi të gatshëm qysh nesër, por mandati duhet të shkoj deri në fund

17:11 | 31 Janar 2024
deputeti-i-vv-se-flet-pas-deklarates-se-presidentes-per-zgjedhje:-jemi-te-gatshem-qysh-neser,-por-mandati-duhet-te-shkoj-deri-ne-fund

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ajo deklaroi se ka gatishmëri që të diskutojë me partitë politike lidhur me këtë çështje për darkordimin e një date që është e paraparë me Kushtetutë në proceset e rregullta.

“Në momentin që ata dakordohen dhe e shpërndajnë Kuvendin, si presidente, unë e shpalli datën e re të zgjedhjeve brenda 30 – 45 ditëve. Në qoftë se ka kërkesa nga partitë politike që t’i mbledhin të gjithë në mënyrë që të diskutohet një datë më e re, natyrisht që këtë e bëj, mirëpo nuk është asnjëherë punë e presidentes që të imponoj datë më të hershme sesa ajo që është e paraparë me Kushtetutë në proceset e rregullta”, shtoi ajo.

Të gatshëm për zgjedhje të reja po shprehen nga partia në pushtet.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Arber Rexhaj tha për Front Online.se edhe nesër janë gati t’i mbajnë zgjedhjet.

Por Rexhaj thotë se mandati duhet të shkojë deri në fund.

“Ne jemi të gatshëm qysh edhe nesër për zgjedhjet. Ne mendojmë që mandati duhet të shkojë deri në fund meqenëse qytetari na ka besuar për një mandat, gatishmëria jonë është 100 %”, tha Rexhaj për Front Online.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani tha se “mocionet e mosbesimit, dorëheqjet e qeverive dhe shpërndarjet e kuvendit janë tri metoda që mund të dërgojnë deri te zgjedhjet më të reja. Por asnjëra prej tyre nuk iniciohen e as nuk bëhen të mundura nga presidentja e vendit, por nga partitë të cilat janë qoftë në qeveri, qoftë në opozitë. Në qoftë se nuk ndodhin asnjëra nga këto tria, siç e përmenda, data e rregullt e zgjedhjeve është fillimi i vitit të ardhshëm”, theksoi Osmani./FrontOnline

Komento: