Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka dërguar një ‘selam’ LDK-së në Podujevë.
Bajqinovci, i ka dërguar mesazh Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, pas nënshkrimit të koalicionit që kjo parti e bëri me Ballin Kombëtar.
Bajqinovci përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se “Dëshirën e popullit për ndryshim, as e kanë ndalë ndonjëherë paratë, as tenderat, as punësimet klienteliste në shkelje të ligjit e as marrëveshjet e koalicionet e bëra nga frika e humbjes.
Ai është parë në shoqërimin e kandidatit për kryetar të Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi dhe deputeti i kësa partie Fitim Haziri.
Postimi i plotë nga Bajqinovci:
Dëshirën e popullit për ndryshim, as e kanë ndalë ndonjëherë paratë, as tenderat, as punësimet klienteliste në shkelje të ligjit e as marrëveshjet e koalicionet e bëra nga frika e humbjes.
Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi kryetar i Komunës, pas 15 Marsit, hapin një kapitull të ri për Podujevën.
#ErdhiDitapërPodujevën
#ShpejtimBulliqiKryetar