Deputeti i VV-së: Raporti i Progresit me cilësim skandaloz për sulmin terrorist në Banjskë

17:13 | 07 Nëntor 2023
deputeti-i-vv-se:-raporti-i-progresit-me-cilesim-skandaloz-per-sulmin-terrorist-ne-banjske


aporti që pritet të miratohet flet edhe për sulmin ndaj Policisë së Kosovës që ka ndodhur nga një grup i serbëve të armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Ani pse në deklaratat publike të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ky sulm është cilësuar si “terrorist“,  sipas Radio Evropa e Lirë, Raporti i Progresit i referohet atij vetëm si “sulm i dhunshëm“ ndaj Policisë së Kosovës.

E për deputetin e VV-së, Alban Bajrami, nëse miratohet ky raport me këtë cilësim, për atë është skandaloz.

Ai për Front Online ka thënë që është e papranueshme të përdoret një term i tillë.

“Skandaloz është ky cilësim kushdo që miraton një raport me një terminologji të tillë të përdorur është i papranueshëm”, u shpreh ai.

Sipas mediave, në Raportin e Progresit theksohet themelimi i Asociacionit, rikthimi i serbëve në institucione të Kosovës, regjistrimi i targave ilegale, e hapja e urës në mes të Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut.

Të gjitha këto, nuk janë bërë për shkak që Serbia i ka penguar, thotë deputeti i VV-së, Alban Bajrami.

Ai thotë që tani pasi nuk është më në Kosovë Radoiciqi, serbët e Kosovës po ndërrojnë tabelat më lirshëm.

 “Edhe pikat e përmendura në pyetjen tuaj janë marrëveshje të cilat nuk mund të bëhen për shkak të minimit që Serbia deri më tani u ka bërë këtyre marrëveshjeve. Vetëm analizojeni marrëveshjen për targa derisa Serbia e kishte Radoiçiqin në Kosovë dhe përreth territorit të Kosovës, secili serb që vendoste të ndërronte tabelat nga ato të Serbisë në RKS i digjej vetura. Tani që Radoiçiq është në procesin fiktiv të gjykimit në Serbi, qytetarët serb në Kosovë lirshëm po i ndërrojnë tabelat, kjo edhe fal punës që është bërë në shtrirjen e sovranitetit në pjesën e veriut të Kosovës”, deklaroi ai për Front Online.

Komento: