Deputeti i VV-së: S’ka më arsye të mbetën në fuqi masat e Bashkimit Evropian për Kosovën, duhet të largohen

14:33 | 23 Prill 2024
deputeti-i-vv-se:-s’ka-me-arsye-te-mbeten-ne-fuqi-masat-e-bashkimit-evropian-per-kosoven,-duhet-te-largohen


Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, njëherësh deputeti i partisë në pushtet, Agon Batusha ka kërkuar që të largohen masat e Bashkimit Evropian për Kosovën.

Batusha tha për Front Online se s’ka më arsye që të mbetën në fuqi.

“Masat është dashur të hiqen më herët. Besoj që BE do t’i heq sepse nuk ka më arsye që të mbeten në fuqi”, theksoi Batusha.

Mbajtja e zgjedhjeve në veri dhe çdo avancim në demokracinë kosovare ndihmon në çdo proces integrues, thotë deputeti i VV-së.

“Çdo hap në avancim dhe thellimin e demokracisë në Kosovë, ndihmon jo vetëm në KiE por në çdo proces integrues”, deklaroi Batusha për Front Online.

BE-ja pati vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës vitin e kaluar, me arsyetimin se ajo nuk kishte bërë mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës në maj të vitit 2023.

Komento: