Deputeti i VV’së e bën Kurtin si babadimër: E ka lëshuar dorën, gëzuar Vitin e Ri

14:25 | 13 Dhjetor 2023
deputeti-i-vv’se-e-ben-kurtin-si-babadimer:-e-ka-leshuar-doren,-gezuar-vitin-e-ri

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e rregullt ka marr vendim për ndarjen e 100 eurove shtesë për të gjithë fëmijët që marrin shtesat e rregullta si dhe 100 euro për pensionistë.

Por, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e këtyre mjeteve, deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka banalizuar me vendimin, duke publikuar fotografi të kryeministrit Albin Kurti, si baba-dimër.

“Gëzuar Vitin e Ri 2024! E ka leshu dorën BABA-dimri”, shkruhet në fotografinë e postuar nga Abrashi.

Lidhur me ndarjen e 100 eurove ka shkruar edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Agron Demi.

“Babadimri në formë të 100 eurove.

Kjo qeveri as nuk është ka lodhet fare së paku me i identifiku familjet që kanë më së shumti nevojë për ato 100 euro. Po ja fusin shabllon, pse me u lodhë. Vetëvendosje e urren Hashim Thaçin, por fatkeqësisht është ka qeverisë me ‘libër’ të tij.”, shkruan ai.

Komento: