Deputeti ukrainas, me rezolutë në parlament, kërkon që Ukraina ta njohë Kosovën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Deputeti ukrainas, me rezolutë në parlament, kërkon që Ukraina ta njohë Kosovën

11:36 | 06 Gusht 2022

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një rezolutë në parlamentin ukrainas, ku bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Goncharenko me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se shpreson që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës së më shpejtë që të jetë e mundur.

“Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Goncharenko në Twitter.

Komento: