Deputetja Bajrami kritikon Qeverinë: Buxheti do të duhet orientuar në sektorët vital

17:21 | 05 Nëntor 2023
deputetja-bajrami-kritikon-qeverine:-buxheti-do-te-duhet-orientuar-ne-sektoret-vital


Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në një intervistë me shkrim për Front Online ka folur rreth buxhetit për vitin 2024 të miratuar nga Qeveria e Kosovës e që këtë vit është 3.3 miliarë euro.

Ajo ka kritikuar Qeverinë se nuk e ka orientuar buxhetin në sektorët vital.

Bajrami beson se viti 2024 do të jetë vitit i fundit i mandatit të Qeverisë Kurti.

“Viti 2024 është edhe viti i fundit i mandatit të kësaj Qeverie, për tri vite nuk ka premtime të realizuara, të gjithëve na kujtohen premtimet e tyre andaj jo këtë vit por edhe në vitet e kaluara Qeveria e ka pas obligim që buxhetin ta përdor për të përmbushur premtimet me të cilat i ka marrë votat”, ka thënë ajo.

Ish-ministrja Bajrami ka treguar se ku do të duhej të orientohej më shumë buxheti i vitit 2024.

“Buxheti duhet të orientohet në arsim e shëndetësi, në investime kapitale të cilat krijojnë efekte multiplikuese në ekonominë e vendit, krijim të vendeve të reja të punës, natyrisht se rendi e siguria janë sektorë të cilët kërkojnë vëmendje të theksuar të qeverisë”, ka shtuar ndër të tjera deputetja Bajrami./Front Online

Komento: