Deputetja e LDK-së: Raport i Regresit e jo i Progresit, Qeveria s’po bën asgjë

17:37 | 07 Nëntor 2023
deputetja-e-ldk-se:-raport-i-regresit-e-jo-i-progresit,-qeveria-s’po-ben-asgje


Ndryshe nga ai i pushtetit, një deputete opozitare akuzon direkt qeverisjen aktuale.

Rrezarta Krasniqi nga radhët e LDK-së për Front Online këtë raport, e quan raport të Regresit.

Kjo sipas saj, për shkak se Qeveria Kurti s’ka bërë asgjë për të ndryshuar vendin.

“Unë nuk pres shumë prej këtij raporti, sepse ma merr mendja që për tri vite kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë. Ky nuk është raport i progresit, por i regresit, sepse deri më tash kemi parë që nuk kemi asnjë njohje, as anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, deklaroi ai për Front Online.

Qortimet që Raporti i Progresit ka për Kosovën e Serbinë për shkak të moszbatueshmërisë së marrëveshjeve, i ka komentuar deputetja Krasniqi.

Ajo thotë që nuk po respektohet as marrëveshja për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri, e as ajo për energjinë elektrike.

Sipas saj, kryeministri i Kosovës do të duhej të dakordohej me ndërkombëtarët e Serbinë.

“Deri më tash me marrëveshje, pjesa veriore duhet të shkojë në zgjedhje, kryetarët duhet të japin dorëheqje, kjo është një marrëveshje që është bërë, mirëpo deri tash nuk po implementohet. Edhe marrëveshja për energjinë elektrike ende ne i paguajmë me buxhetin e Kosovës energjinë elektrike për pjesën veriore ndërsa ne si qytetarët të Republikës së Kosovës, shqiptarët paguajnë dyfish më shtrenjtë, kjo është shqetësuese. Është dashur kryeministri me ndërkombëtarët dhe Serbinë me u dakordu, dhe me u implementu këto marrëveshje, të cilat janë në të mirë të qytetarit tonë”, u shpreh ajo.

Komento: