Deputetja e PDK-së: Kurti po tregohet fleksibil në rikonfirmimin e marrëveshjeve të kaluara mes Kosovës dhe Serbisë

16:27 | 28 Gusht 2022

Deliu: Kurti po tregohet fleksibil në rikonfirmimin e marrëveshjeve të kaluara mes Kosovës dhe Serbisë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka “përgëzuar” kryeministrin Albin Kurti për fleksibilitetin e treguar karshi rikonfirmimit të marrëveshjeve të dakorduara mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se të njëjtat marrëveshje, Kurti i kishte shndërruar në kauzë për pushtet duke mos kursyer mjet e metodë sulmi ndaj institucioneve shtetërore të mëparshme.

Postimi i plotë:

Kryeministri Kurti po tregohet jashtëzakonisht fleksibil në rikonfirmimin e marrëveshjeve të dakorduara mes Kosovës e Serbisë gjatë qeverisjeve të kaluara, të cilat i kishte shndërruar në kauzë për pushtet pa zgjedh mjet e metodë sulmi ndaj institucioneve shtetërore.

Por, vazhdon të mbetet i ngurt ndaj çdo propozimi argumentues nga opozita për tejkalimin e krizave të brendshme ekonomike e sociale.

Kjo tregon shumë se ku qëndron lojaliteti kompromisës i tij.

Komento: