
Deputetja nga radhë e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka komentuar foton nga darka “joformale”, që u shtrua në Berlin për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Ajo ka përmendur ”thikat” e shumëpërfolura të Kurtit, me të cilat ai i referohej idesë së shkëmbimit të territoreve.
”A ka thika në tavolinë? Bëhu serioz, kryeministër!”, ka shkruar Musliu-Shoshi, derisa ka publikuar edhe foton e darkës.
Ndryshe, edhe pse kjo darkë u paraqit si “joformale”, në foton e publikuar nga Lajçaku, ai, Kurti e Vuçiqi shihen me një grumbull dokumentesh afër vetes.
“Mirëprita mundësinë për një darkë joformale me kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiq, ku diskutuam edhe për dialogun. Mirënjohës ndaj Qeverisë së Gjermanisë për pritjen. Më 13 maj do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve”, shkroi Lajçak, kur publikoi foton nga darka.