
“Rëndësi të madhe ka se raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, ka bërë konstatime të vlefshme, të sakta dhe të bazuara në fakte lidhur me arritjet e Kosovës gjatë viteve të fundit, pra konstatohet se ka përparime të konsiderueshme në reformat zgjedhore, qëndrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe është absurde të vazhdohet me këto masa”, thotë Statovci.
Statovci ka shprehur shqetësim lidhur me masat e vendosura ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të gabuara dhe të ndikuara nga politika agresive e Serbisë.
“Ato masa kanë qenë të gabuara, të ndikuara nga një politikë agresive dhe kërcënuese e Serbisë, dhe të pa baza në konsideratën tonë dhe sigurisht që as nuk do të duhej të ishin vendosur”, ka thënë ajo për FrontOnline.
Ajo shtoi se largimi i masave është një nder për parimet e BE-së dhe një hap i domosdoshëm për stabilitetin dhe unitetin e rajonit.
“Largimi i këtyre masave, i bën nderë edhe parimeve të BE-së, sidomos në këtë kohë kur BE duhet të tregoj sa më shumë parimësi, stabilitet dhe unitet”, deklaroi Statovci.