Deputetja Grainca publikon xhaxhain e saj pasi iu përmend që ai i mundësoi kalimin nga PDK në VV – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Deputetja Grainca publikon xhaxhain e saj pasi iu përmend që ai i mundësoi kalimin nga PDK në VV

22:39 | 07 Prill 2021

U përmend si personi që mundësoi kalimin nga PDK në VV

Pas kalimit nga Partia Demokratike në Lëvizjen Vetëvendosje, ka ardhur edhe një reagim nga deputetja, Adelina Grainca.

Ajo ka publikuar një fotografi me xhaxhain e tij, të apostrofuar si personi që “negocioi kalimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje”.

Deputetja Grainca, ka falenderuar publikisht xhaxhain e saj, për të cilin thotë se përherë ka punuar për të mirën e vendit.

“Këto ditë emri im dhe i familjarëve të mi u lakua vazhdimisht me pretekst krejtësisht shpifës! Luli për mua nuk është vetëm xhaxhi im, por edhe prind e shoku im më i ngushtë, mbështetja më e madhe që unë kam. Publikisht sikurse para zgjedhjeve e edhe tani, do e falenderoja për të gjitha, do të të bëj krenar ty dhe gjithë familjen duke punuar përherë në të mirë të vendit tonë!”, ka shkruar Grainca.

Komento: