Deputetja Krasniqi e LDK-së: Qeveria Kurti është duke e kultivuar korrupsionin, jo duke e luftuar atë

09:03 | 26 Mars 2024
deputetja-krasniqi-e-ldk-se:-qeveria-kurti-eshte-duke-e-kultivuar-korrupsionin,-jo-duke-e-luftuar-ate


Për LDK-në dhe deputeten e kësaj partie, Rrezarta Krasniqin, numri i kontratave njëburimore dhe aferat e Martin Berishajt me energji elektrike, pastaj aferat me gurin, vajin dhe të tjera tregojnë se kjo Qeveri ka kultivuar korrupsionin dhe jo luftuar atë.

‘’Numri i madh i kontratave njëburimore apo me mirë thënë të negociuara në tavolinë është treguesi më i qartë për nivelin e korrupsionit në këtë Qeveri. Aty flitet për miliona euro para të ndara përmes atyre kontratave. Pra, këta janë duke e kultivuar korrupsionin, jo duke e luftuar atë. Pastaj afera e Martin Bershajt me energji elektrike, “avullimi” i rezervave shtetërore, vaji, sheqeri, gruri etj. Ky pushtet është fatkeqësia e këtij vendi dhe populli’’, thotë deputetja Krasniqi për FrontOnline.

Komento: