Deputetja Musliu: PDK-ja ka një vit që po kërkon zgjedhje, ne u ofrojmë zgjidhje qytetarëve

13:16 | 01 Shkurt 2024
deputetja-musliu:-pdk-ja-ka-nje-vit-qe-po-kerkon-zgjedhje,-ne-u-ofrojme-zgjidhje-qytetareve

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës foli të mërkurën për mudnësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Ajo deklaroi se “nëse partitë duan, mund ta caktojë datën në disa opsione që i lejon Kushtetuta”.

Partia Demokratike e Kosovës është shprehur mëse e gatshme për zgjedhjet.

Deputetja Ariana Musliu Shoshi në një prononcim për Front Online tha se PDK ka një vit që e kërkon këtë gjë.

Ajo tha se çdo parti duhet të jetë gati.

“PDK ka një vit qe kërkon zgjedhje! Çdo parti opozitare duhet te jetë e gatshme për zgjedhje sepse ofrojnë zgjidhje për problemet e qytetarëve dhe të vendit”, deklaroi Musliu-Shoshi.

Deputetja thotë se sa më herët duhet të mbahen zgjedhjet pasi sipas saj, qeveria aktuale ka krijuar regres në vend.

“Marrë parasysh regresin që kemi si vend nga ardhja e qeverisë Kurti, vlerësoj që sa më herët që zgjedhjet ndodhin aq më mire për Republikën tonë”, thotë Musliu-Shoshi.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se zgjedhjet e rregullta në vend parashihen të mbahen në fillim të vitit 2025-të, ndërkaq sipas saj nëse partitë politike kanë dakordim për t’i mbajtur më herët atëherë janë disa opsione që i lejon Kushtetuta e Kosovës dhe shpallët data e zgjedhjeve./FrontOnline/

 

Komento: