
S’ka fitues.
Si rrallëherë, derbi modern mes Bayern Munich dhe RB Leipzig ka përfunduar pa asnjë gol të shënuar.
Sfida e zhvilluar në ‘Allianz Arena’ përfundoi pa fitues, me të dyja ekipet që në fund u kënaqën me nga një pikë.
Rastet nuk munguan në të dyja anët, me vendasit që ishin më të rrezikshëm të cilët mund të shënonin golin e fitore sikur Goretzka të shfrytëzonte rastin 10 minuta pa përfunduar ndeshja.
Pas këtij barazimi renditja mbetet e njëjtë, me Bayern që tubon 43 pikë në pozitën e parë ndërsa një më pak ka Leipzig që renditet e dyta.