Derbi me Milanin, Sarri fton talentin shqiptar

17:13 | 07 Korrik 2020

Sarri fton talentin shqiptar për derbin me Milanin.

U mësuam që Giacomo Vrionin ta shihnim rregullisht në listën e të grumbulluarëve të Juventus pas periudhës së koronavirusit.

Kjo edhe sepse në repartin ofensivë mungonte Gonzalo Higuain, ndaj trajneri Mauricio Sarri ktheu sytë nga ekipi i të rinjve, pjesë e të cilës është sulmuesi shqiptar.

Megjithatë, në ndeshjet e fundit, 21-vjeçari ka qëndruar larg ekipit të parë duke qenë pjesë e Primaverës bardhezi me të cilën fitoi edhe Kupën e Italisë.

Por, në listën e të grumbulluarëve të shpallur sot nga trajneri Sarri për ndeshjen ndaj Milanit është edhe emri i Giacomo Vrionit.

Sulmuesi i talentuar ka përfituar nga mungesa e Paulo Dybalës dhe ia ka dalë të jetë pjesë e bardhezinjve që udhëtojnë drejt ‘San Siros’.

Një eksperiencë unike kjo për Vrionin, i cili ende është në pritje të debutimit me ekipin e parë teksa pritshmëritë për të janë të mëdha.

Komento: