Dërgohet në QKUK personi që u lëndua në Minierën e Novobërdës

11:02 | 08 Prill 2023

Një person u lëndua në Minierën e Novobërdës, dërgohet në QKUK.

Një person raportohet se ëshët lënduar derisa po punonte në Minierën e Novobërdës, të shtunën rreth orës 3.

Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar punëtor në minierën e Novobërdës aksidentalisht ishte lënduar në vendin e tij të punës. I lënduari ishte dërguar në QKUK-së dhe pas ndihmës mjekësore është liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: