Deri 31 gradë, ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

15:55 | 24 Maj 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cila mund të sjellin reshje të shiut.

Në komunikatën e IHMK-së, shtohet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 26-31 gradë Celsius.

“Parashikimi i Moti për dy ditë 25 & 26 maj 2022)! Do të mbajë mot i ndryshueshëm , me diell dhe vranësira të cilat vende –vende mund të sjellin reshje të izoluara shiu. Në vise të larta parashihet të kemi inverzion në fushat termike gjë që temperaturat minimale atje parshihen të jenë më të larta se në viset e uleta dhe mesatare, ndërsa temperaturat maksimale vazhdojnë të jenë më të ulëta si zakonisht” thuhet në komunikatë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperendimit me shpejtësi 1-7m/s. Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit. Reshje më të theksuar priten kah fundi i javës dhe fillimi i saj”, përfundohet në komunikatë.

Komento: