Deri në 700 milionë euro mund ti humbin klubet në Serie A

11:18 | 15 Mars 2020

Klubet e Serie A mund të humbin deri në 700 milionë euro.

Si pasojë e pezullimit të kampionateve, klubet e Serie A mund të humbin deri në 700 milionë euro.

Përhapja e madhe dhe e shpejtë e koronavirusit ka bërë që të suspendohen thuajse të gjitha kampionatet e futbollit dhe sporteve të tjera.

Nëse ndalemi me theks të veçantë te Serie A, klubet e këtij kampionati mund të kenë humbje deri në 700 milionë euro, shkruan ‘La Repubblica’, transmeton lajm net.

Kanë mbetur tashmë edhe 12-13 ndeshje për tu luajtur, varësisht nga skuadrat, dhe thuhet se kampionati mund të rifillojë më 2 maj.

Gjithsesi, vendimi nuk mund të bëhet pa aprovimin e UEFA. Kjo e fundit zhvillon takim të martën, për të vendosur për fatin e Euro 2020.

Gjithsesi, humbjet e klubece të Serie A do të vijnë nga të drejtat televizive, biletat dhe gjëra të tjera.

Komento: