
Në mostrën e katër vendvotimeve, dalja në zgjedhje deri në ora 16 në komunën e Bujanocit është 27,46 për qind, sipas të dhënave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ). Krahasuar me zgjedhjet e vitit të kaluar, pjesëmarrja është pak më e ulët, duke qenë se deri në orën 16 votuan pak më shumë se 28 për qind e votuesve.
KKZ-ja publikon të dhënat për pjesëmarrjen në bazë të mostrës së katër vendvotimeve ku të drejtë vote kanë 4221 qytetarë.
Bujanoci më herët raportoi se 19.49 për qind e votuesve kishin votuar deri në orën 14:00. Të drejtë vote në komunë kanë gjithsej 42.786 qytetarë, pa regjistrime shtesë. Pjesëmarrja e radhës do të bëhet e ditur në orën 18:00./FrontOnline/