Deri në shkurt legjislacioni për e-trotinetë

21:58 | 08 Janar 2023

Legjislacioni për e-trotinetë, më së largu në shkurt.

Trotinetet elektrik, u shtuan goxha rrugëve të Kosovës.

Edhe në këto ditë janari, përdorimi i tyre u pa të jetë i lartë rrugë të kryeqytetit.

Me raste, këto mjete po u shkaktojnë telashe vozitësve të makinave, që po duan më shumë siguri në rrugë.

Qytetarët kërkojnë që të miturit të mbahen larg nga këto mjete me rrymë. Shteti nisi vitin e kaluar rregullimin e operimit të tyre me ligj, por sfidë mbetet shpejtësia e lëvizjes së tyre.

E që siguria rrugore të jetë më e lartë, inxhinierët propozojnë të merren parasysh disa specifika si vendosjen e helmetës, sinjalizimin e rrugëve dhe mjeteve të tilla.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mjedis Fitore Pacolli, konfirmoi klanit se rregullativen ligjore për e-trotinetet e kanë çuar në Ministrinë e Infrastrukturës brenda ligjit për komunikacion.

Pas verifikimit në dikasterin qeveritar, i njëjti është dorëzuar në Kuvend dhe pritet të dalë në votim një nga seancat, më së largu gjatë muajit shkurt.

Komento: