Deri në shtator mund të jetë gati vaksina e parë e koronavirusit

09:47 | 25 Prill 2020

Vaksina e parë e koronavirusit mund të jetë gati deri në shtator.

Një zyrtar kinez ka pohuar se vaksina e parë e koronavirusit në vend mund të jetë e gatshme në më pak se pesë muaj.

Dr Gao Fu, drejtori i përgjithshëm i Qendrës së Kinës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, tha që Kina pret të ketë një kandidat të suksesshëm vaksinimi për sëmundjen vdekjeprurëse deri në shtator, transmeton lajmi net.

Virologu tha gjithashtu se Kina po udhëheq përpjekjet e botës për të zhvilluar vaksina për ngjitjen.
Dr Gao shtoi se ‘vaksina urgjente’, e cila do të ishte në fazën e dytë ose të tretë të provave klinike, mund të përdoret për punonjësit e mjekësisë para popullatës së përgjithshme, raporton Daily Mail.

Lajmet vijnë ndërsa kompanitë dhe studiuesit në të gjithë botën po garojnë për të gjetur një kurë për infeksionin, i cili ka infektuar më shumë se 2.7 milion njerëz në të gjithë botën.

Kina aktualisht ka tre kandidatë për vaksina të cilëve u është lejuar të kryejnë prova klinike. Dy prej tyre janë zhvendosur në fazën e dytë të testimit.

Komento: