
Dëshmitari i 46-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin W00498, ka thënë se punon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë.
Pas përfundimit të pyetjeve nga prokurori Niko Barling, dëshmitarin ka filluar ta marrë në pyetje avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis.
Dëshmitari tha se punon në Ministrinë e Brendshme të Serbisë dhe merret me emigrantë.
Ndërsa, kur u pyet se a është këshilluar nga punëdhënësi i tij lidhur me paraqitjen e tij me një emër tjetër gjatë procesit të dëshmisë, kjo gjë u mohua nga dëshmitari.
“Jo, punëdhënësi im nuk e dinë fare që unë sot jam këtu”, tha ai.
Dëshmitari i 46-të i ZPS-së fillon dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë e tij dëshmitari i 46-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me kodin W00498, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në seancën e mbajtur më 1 shkurt 2024, dëshminë e filloi dëshmitari i 45-të i ZPS-së, Hajrush Kurtaj, i cili pritej që ta vazhdojë edhe sot dëshminë, por dëshminë po e filloi dëshmitari i 46-të, i cili po dëshmon pa masa mbrojtëse dhe identiteti i tij nuk u bë i ditur.
Sipas përmbledhjes që ZPS-ja lexoi në sallën e gjyqit, ky dëshmitar do të dëshmojë për rrëmbimin e anëtarëve të familjes në zonën e Rahovecit, raporton “Betimi për Drejtësi”.