Dështoi ta transferojë Todibon, Milan bën hapin gjigant

23:16 | 08 Janar 2020

AC Milan, tani kanë tërhequr vëmendjen e tyre drejt mbrojtësit të Chelsea, Andreas Christensen.

Klubi me qendër në Milano ka qenë në treg për të nënshkruar një lojtar në mënyrë që të forcojë pjesën mbrojtëse dhe janë lidhur me yllin e Barcelonës, Jean-Clair Todibo, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, raportet e fundit sugjerojnë që ylli francez U21 nuk ka gjasa të vijë në San Siro pasi ai nuk po kërkon të largohet përgjithmonë nga klubi me bazë katalanase.

Sa i përket raportit të fundit, pas zhgënjimit pasi dështuan të nënshkruanin objektivin e tyre kryesor, hierarkia e Milanit tani ka kthyer vëmendjen e tyre drejt Christensen-it të Chelsea./ORAinfo/

Komento: