Dështon propozimi katalunas për njohjen e Kosovës, s’merr votat në Kuvendin e Spanjës

13:42 | 27 Qershor 2024
deshton-propozimi-katalunas-per-njohjen-e-kosoves,-s’merr-votat-ne-kuvendin-e-spanjes

Parlamenti i Spanjës s’e ka përkrahur propozimin jo-ligjor të “Junts” që Spanja ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Nisma për të cilën është debatuar të martën në Parlamentin e Spanjës është hedhur poshtë nga partitë PSOE, PP dhe Vox, ndërsa “Sumar” ka abstenuar, shkruan eruopapress.com.

Deputetja e PSOE, Obdulia Tbaoadela Alvare, gjatë debatit të martën kishte deklaruar se pozicioni i Spanjës për mosnjohjen e Kosovës dihet dhe mbetet i pandryshueshëm./Express

 

 

Komento: