Dështon sërish kalimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

14:15 | 25 Nëntor 2020

Sërish dështon kalimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere ka dështuar votimi i Projektligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2021 dhe as Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

E shkaku i mosvotimit vjen pas mungesës së kuorumit.
Ky projektligj pas thuajse 7 tentimeve ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, problem për votimin e tij është hasur në komisione.

Tani kur pritet të plotësohet me amendamentet e parashtruara nga partitë e tjera ky projektligj po ballafaqohet me mungesë të kuorumit në komisione.

Kësisoj i njëjti po dështon të votohet.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike është një ndër projektligjet jetike për qytetarët në kohë pandemie.

Pozita është ballafaquar me mungesë të numrave për ta votuar atë.

Komento: