Dështon transferimi i yllit të madh te Milan

21:42 | 03 Janar 2020

Përpjekja e AC e Milanit për të nënshkruar, Mbrojtësin e ri të Barcelonës, Jean-Clair Todibo, kanë hyrë në një fazë kritike.

Francezi është shumë i vlerësuar në komunitetin e futbollit dhe ka tërhequr interes nga një numër i klubeve në Spanjë dhe jashtë saj, përcjell ORAinfo.

Ka pasur raporte me interes për Todibo nga Milano të cilët janë të etur për të forcuar njësinë e tyre mbrojtëse për pjesën tjetër të fushatës.

Sa i përket raportit të fundit, negociatat midis Milanit dhe Barcës nuk po shkojnë sipas planit dhe nuk ka tregues të qartë nga vetë lojtari nëse ai është i etur për një transferim në klubin italian në të ardhmen e afërt./ORAinfo/

Komento: