Detaje nga Stambolli: Tre persona thuhet se u përfshinë në shpërthimin, një grua dhe dy burra

20:16 | 13 Nëntor 2022

Tre persona thuhet se u përfshinë në shpërthimin në Stamboll, një grua dhe dy burra.

Al Jazeera raporton se tre të dyshuar thuhet se u përfshin në shpërthimin e së dielës në Stamboll, prej të cilëve, një grua dhe dy burra

Presidenti Recep Tayyip Erdogan “përmendi se i dyshuari kryesor (në incident) është një femër”, thotë gazetarja e Al Jazeera-s, Sinem Koseoglu, e cila raportoi nga rruga Istiklal afër sheshit Taksim ku ndodhi shpërthimi.

Koseoglu shtoi se zyrtarët besojnë se ajo është anëtare e Partisë – së jashtëligjshme – të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), transmeton Telegrafi.

Sipas saj e dyshuara thuhet se lëshoi një çantë me eksplozivë në mes të rrugës të mbushur me civilë, dhe shpërtheu disa minuta pasi ajo u largua.

“Nga burimet e mia mësova se dy të dyshuarit e tjerë janë dy djem shumë të rinj që kanë lindur pas vitit 2000”, u shpreh Koseoglu.

Ndryshe, nga sulmi i së dielës në sheshin Taksim të Stambollit kanë mbetur të vdekur gjashtë persona dhe 81 të tjerë janë lënduar.

Komento: