Të moshuarit që vdiq në objektin e Komunës së Prishtinës iu keqësua gjendja derisa priste në sportel.
Një 71 vjeçar ka ndërruar jetë ne objektin e Komunes se Prishtinës deri sa po priste në sportel.
Kishte ardhur të paisej me disa dokumente në komunën e Prishtinës.
Por derisa po priste në sportel, 71 vjeccarit filloi t`i keqësohet gjendja shëndetësore.
Pasi ishte alivanosur ai njejti ndërroi jetë në korridorin e objektit të komunës së vjetër të Prishtinës.
Zyrtarët e Komunës thanë se ai ishte një nga qytetarët i cili ishte duke marrë shërbime në njërën nga sportelet e komunës.
Rastin për T7 e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.
Flora Ahmeti zëdhënëse në Policinë e Kosovës tha se informacionin se ky person ishte alivanosur e moren në orën 8 e 30 të mëngjesit .
Ahmeti më tutje shton se bëhet fjalë për një viktimë mashkull , vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Në lidhje me këtë rast ka folur edhe nënkryetari I Prishtinës , Muhedin Nushi.
A ka thënë se një person ka ndërruar jetë në objektin e komunës dhe se me rastin janë duke u marrë Policia e Kosovës.