Detaje rreth ngjarjes së rëndë në Pejë, ja ҫka ndodhi disa orë para ekzekutimit të Qerimit

14:12 | 27 Shkurt 2020

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku është privuar nga jeta Qerim Kelmendi.

Pak orë para ekzekutimit të Qerim Kelmendit në Zahaq të Pejës, në Prokurorinë Themelore të Pejës, është intervistuar nipi i tij Alban Dizdari, për vrasjen e Smajl Hajdarajt.

Kelmendi, disa herë ishte përmendur nga dëshmitarë të ndryshëm si i implikuar në privimin e jetës së ish-deputetit të LDK-së, në janarin e vitit 2002.

Nipi i Qerim Kelmendit, Alban Dizdari, i akuzuar bashkë me Bedri Krasniqin dhe të tjerët, për rastin e zyrtarëve të UNMIK-ut që kishte ndodhur në vitin 2004, është intervistuar këtë të mërkurë në Prokurorinë Themelore të Pejës.

Mësohet se Dizdari u mor në pyetje si dëshmitar nga një prokuror i shtetit, në lidhje me privmin nga jeta të ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj.

Vetëm disa orë pas këtij intervistimi, rreth orës 01 e 30 të së enjtes, në një rrugë në Zahaq të Pejës, policia gjeti një veturë të djegur.

Brenda saj ndodhej një trup i pajetë dhe i karbonizuar, pasi ishte qëlluar disa herë me mjet zjarri.

Trupi i pajetë ishte i dajës së Alban Dizdarit, Qerim Kelmendit, emri i të cilit, siç ka mësuar Reporteri u përmend gjatë intervistimit të djeshëm rreth privimit të Smajl Hajdarajt.

Rasti i Hajdarjat ishte kryer më 17 janar të vitit 2002. Ai ishte qëlluar për vdekje në hyrje të banesës së tij në Pejë.

16 vite pas këtij privimi, Shkumbin Mehmeti – i dënuari me 30 vjet heqje liri për privimin nga jeta të zyrtarëve të UNMIK-ut, rast në të cilin akuzohet edhe Alban Dizdari – kishte akuzuar për përfshirje ish-pjesëtarin e UCK-së Qerim Kelmendi, dhe vëllanë e tij Ibrahim Kelmendin – ish-anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Mehmeti, që tash është dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, këto akuza i kishte bërë në një intervistë televizive në Klan Kosova, në fillim të vitit 2018, por që ishin përqeshur nga Qerim Kelmendi. Madje i kishte cilësuar si një telenovelë.

Kelmendi, i ekzekutuar sot, asnjëherë nuk është intervistuar nga ndonjë prokuror rreth rastit për të cilën u akuzua publikisht, ani pse Reporteri ka konfirmuar me burime se Qerim Kelmendi, përveç nga Shkumbin Mehmeti, edhe nga persona të tjerë që janë intervistuar nga autoritetet kosovare është implikuar në privimin nga jeta të Hajdarajt, si shtytës i saj.

Ndërkohë, privimi nga jeta i mbrëmshëm në Pejë, sipas të vëllait të viktimës, Ibrahim Kelmendit, e ka kryer “Dorë e zgjatur vrasta’re e Serbisë”.

Për ketë ekzekutimin mafioz ka reaguar edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi, që ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejt të rastit.
Reagim ka pasur edhe nga ish-Kryeministri Ramush Haradinaj.

Autoritet e sigurisë në vend janë duke u marrë me rastin.

Komento: