Detaje të reja nga rasti në Rahovec, personi që humbi jetën është 33 vjeçar

14:14 | 09 Maj 2019

Ngjarje e rëndë në Rahovec.

Në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit sot është ndar nga jeta një person.

Gazeta Express merr vesh nga burimet policore se personi që mbeti pa shenja jete është 33-vjeçar N.Murselaj

Aktualisht nuk ka ndonjë të prangosur dhe ende nuk dihen as motivet e rastit.

Ndërkaq rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Prokurorisë së Gjakovës, Yllka Shehu, e cila ka thënë se nga informatat e para në vendin e ngjarjes dyshohet se personi në fjalë është vrarë.

“Për momentin nuk kemi shumë informata, është gjetë një trup i pajetë në oborrin e një shtëpie. Trupi është gjetur me shenja dhune dhe dyshohet se është privim nga jtea, mirëpo është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obdukim”, ka thënë Shehu.

Komento: