Detaje të reja për rifillimin e Serie A

22:11 | 24 Maj 2020

Tashmë kanë dalur detaje të reja për rifillimin e Serie A.

Ministri i Sportit në Itali Vincenco Spadafora bëri me dije se kampionati italian i futbollit mund të fillojë në datën 13 ose 20 qershor.

Për “Rai RG3”, zyrtari i lartë i qeverisë italiane u shpreh se do të vendoset ditën e enjte nëse kampionati italian do të vazhdojë dhe datën në rast se Seria A do të rinisë.

“Po punojmë për dy data të mundshme që të rinisë kampionati italian. Po shqyrtojmë datat 13 dhe 20 qershor. Protokolli shëndetësor ka mbërritur te ne dhe është i ngjashëm me protokollin gjatë stërvitjes. Të enjten do të vendosim nëse do të rifillojmë dhe datën për të vazhduar kampionatin”, bëri të qartë Spadafora.

Komento: