Detaje të reja rreth rastit të policit në Leposaviq që shtiu me armë në drejtim të dy personave

10:28 | 29 Gusht 2022

Zbardhen detaje rreth rastit të policit në Leposaviq që shtiu me armë në drejtim të dy personave.

Mbrëmë në Leposaviq, Policia thotë që u raportua se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali, ku gjendej një zyrtar policor.

Siç thuhet në raportin 24 orësh, polici “është përgjigjur me armë zyrtare”, ndërsa të dyshuarit janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Policia njofton se nuk ka të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

“Leposaviq 28.08.2022-17:10.Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendngjarje (lokal) ndodhej një mashkull kosovar (zyrtar policor) i cili është përgjigjur me armë zyrtare. Personat e dyshuar janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore për trajtim të mëtutjeshëm të rastit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin, mbrëmë janë deklaruar nga IPK.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se IPK është njoftuar për këtë rast dhe se hetuesit tanë janë në vendin e ngjarjes. Veprimet tjera do të ndërmirren në koordinim me prokurorin kompetent dhe autorizimet ligjore të IPK-së”, ka thënë zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka.

Komento: