Detaje të reja rreth rastit të ri me koronavirus në Vushtrri

00:03 | 28 Maj 2020

Sonte është konfirmuar vetëm një rast i ri me koronavirus në vendin tonë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka folur për rastin e ri që është paraqitur sonte në Kosovë me COVID-19.

Meholli ka thënë se edhe ky rast lidhet me infektimet zinxhirore pas rastit të ditës së premte.

“Sot janë përfunduar mostrat e këtyre kontakteve nga komuna e Vushtrrisë dhe nga pesë të testuar vetëm njëri ka rezultuar pozitiv”, tha ai.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë thotë se gjendja shëndetësore e të prekurve ditëve të fundit është e mirë.

“Të prekurit janë në vet izolim shtëpiak. Ne i kontaktojmë në vazhdimësi përmes QKMF për t’i pyetur për gjendjen shëndetësore dhe ndonjë simptomë eventualisht”, tha ndër të tjera Sylejman Meholli.

Komento: