Dhëmbët e rinj e kanë ndryshuar Medën

22:35 | 14 Tetor 2019

Meden e kanë ndryshuar shumë dhëmbët e rinj.

Meda, duket sikur më në fund është pranuar nga publiku, që në fillimet e tij e paragjykonte shumë rrymën muzikore që e kultivonte ai, duke e quajtur tallava.

Vetë këngëtari, disa herë tha se këngët e tij nuk janë tallava dhe se nuk kanë lidhje me këtë lloj muzike. Meda, i mëshoj fortë kësaj çështje në shumë intervista, shkruan “Kosovarja”.

Gjithsesi, këngëtari e vazhdoj rrugën e tij dhe sot është një nga më të angazhuarit. Në fakt, kjo ishte edhe ajo që i interesonte mbi të gjitha Medes.

Këngëtari i hitit “Mpuq e ki”, po investon mjaftë edhe në paraqitjen e jashtme, si në veshje, ashtu edhe në kurimin e pamjes në përgjithësi.

Dikur, Meda qeshte me zor, pasi dhëmbët nuk i kishte “në vijë”, e tani s’ka foto që nuk i nxjerr ata, pasi i ka rregulluar edhe estetikisht dhe dhëmbët i duken mjaftë bukur.

Komento: