Dhëndrri u sëmurë me Koronavirus para dasmes, nusja shkon në spital me vello dhe martohet me të – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dhëndrri u sëmurë me Koronavirus para dasmes, nusja shkon në spital me vello dhe martohet me të

14:22 | 17 Gusht 2020

Histori e dashurisë së madhe, dhëndrri u sëmurë para dasme me Covid 19, nusja shkon në spital me vello dhe martohet me të.

Grace Leimann dhe Carlos Muniz, çifti nga Texasi në SHBA kishin datën e martesës në mes të korrikut. Por, dhëndrri u infektua me COVID 19 dhe gjendja e tij u përkeqësua duke ia pamundësuar martesën.

Gjendja e Carlos vetëm sa po përkeqësohej në spital dhe më pas u desh të transferohej në reanimacion. E fejuara e tij, Grace ishte konsultuar me një nga mjekët e spitalit për t’i bërë atij befasinë e jetës.

Grace veshi fustanën e nusërisë dhe në koordinim mje mjekun kujdestar vendosi të futej në dhomën e të dashurit. Atij i kishte përgatitur një kostum montazh duke ia vënë mbi shtrat.

Familjarët e Carlos ishin të ftuarit e vetëm në këtë ceremoni mbresëlënëse. Ajo iu afrua të dashurit tek shtrati në spital duke mos i lejuar të flas por duke i konfirmuar se janë të martuar që nga ai moment.

Komento: