Dhoma e Lordëve kërkesë Cameron-it: Ushtroni presion mbi Kosovën dhe Serbinë për të zbatuar detyrimet e tyre

14:05 | 27 Janar 2024
dhoma-e-lordeve-kerkese-cameron-it:-ushtroni-presion-mbi-kosoven-dhe-serbine-per-te-zbatuar-detyrimet-e-tyre

Komisioni për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Mbrojtjen e Dhomës së Lartë të Parlamentit Britanik, Dhomës së Lordëve, i dërgoi një letër Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron, në të cilën thuhet se qeveria britanike duhet të vazhdojë të vendosë presion mbi Kosovën dhe Serbinë për të zbatuar zotimet nga Brukseli dhe Marrëveshja e Ohrit, për të cilat të dyja palët ranë dakord verbalisht, transmeton FrontOnline.

Siç thuhet në letër, këtu përfshihet edhe themelimi i Asociacionit, që është obligim i Kosovës, si dhe që Beogradi të pranojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

“Është jetike që Mbretëria e Bashkuar, me aleatët e saj në BE dhe KUINT-in (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia), të mbajë një presion të koordinuar dhe të balancuar diplomatik për të inkurajuar të dyja palët për të normalizuar marrëdhëniet”, thuhet më tej në letër./FrontOnline/

Komento: