Dhuna në familje, Haxhiu letër kryetarëve të komunave: Zbatoni obligimet që dalin nga strategjia

18:33 | 23 Prill 2024
dhuna-ne-familje,-haxhiu-leter-kryetareve-te-komunave:-zbatoni-obligimet-qe-dalin-nga-strategjia

Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, javën e kaluar, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu iu është drejtuar 38 kryetarëve të Komunave të Kosovës.

Krahas angazhimit nga niveli qendror, Haxhiu tha se janë rreth 40 obligime që duhet të adresohen nga komunat ashtu që të kontribuohet përmbajtësisht në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore.

“Për të ofruar siguri dhe mirëqenie për vajzat dhe gratë, veprimi duhet të jetë i përbashkët dhe ndërinstitucional, në këtë drejtim, uroj që të gjithë kryrtarët të reflektojnë mbi politikat lokale dhe të zbatojnë obligimet që dalin nga Strategjia”, thuhet në letrën e Haxhiut drejtuar kryetarëve të komunave.

Komento: