Diallo pa marrëveshjes me Manchester United: Ëndërr e bërë realitet

18:30 | 14 Janar 2021

Manchester United ka arritur marrëveshje me sulmuesin, Amad Diallo.

Sulmuesi i krahut, Amad Diallo ka qenë i hapur për ambiciet e tij të ardhshme me klubin e ri nga Atalanta

Amad Diallo thotë se ai synon trofeun e Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve me Manchester United, i cili është edhe klubi i ëndrrave për të.
United ka arritur marrëveshje për ta transferuar Diallon nga Atalanta për 40 milionë euro në ditën e fundit të afatit të verës.

Megjithatë, marrëveshja ende nuk është kompletuar pasi që do të arrihen edhe kushtet personale dhe leja e punës, me Djajtë e Kuq që janë detyruar të bëjnë përjashtime vetëm që sulmuesi anësor ta merr vizën.

Skuadra e Manchester paraqiti dokumentet përkatëse më 1 janar dhe mori aprovimin në të njëjtën ditë, kurse Diallo u bë lojtari i parë i regjistruar me rregulla të post-Brexit gjashtë ditë më vonë.

18 vjeçari, i cili kishte pesë paraqitje për Atalantan, do ta këtë fanellën me numër 19-të, e cila më parë është veshur nga Marcus Rashford dhe Dëight Yorke, derisa prej tij pritet që të pasojë hapat e Cristiano Ronaldos duke u bërë legjendë.

“Jam duke ecur mbi hënë. Jam shumë i lumtur që do të startojë këtu në Manchester United. Është një ëndërr e bërë realitet dhe mezi pres që të filloj të luaj me këta djem”, tha ai për faqen zyrtare të United.

“Kam paksa ankth ta them por këtu është vetëm fillimi i një ëndrre time ku me këtë skuadër ëndërroj të fitoj Premier Ligën e Ligën e Kampionëve. Ky është qëllimi i imë”.

Komento: