Dialogu Kosovë- Serbi, për herë të parë një figurë politike nga Lugina e Preshevës merr pjesë

22:51 | 14 Nëntor 2022

Për herë të parë një figurë politike nga Lugina e Preshevës merr pjesë në dialogun Kosovë-Serbi.

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi, ka shkuar sot në Bruksel, ku pritet të të zhvillojë negociata për targat.

Bashkë me Bislimin është edhe Ardita Sinani – këshilltarja politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc e kryeministrit Albin Kurtit.

Kjo është hera e parë që një figurë politike nga Lugina e Preshevës merr pjesë në dialogun Kosovë-Serbi.

Në Bruksel do të jetë edhe kryenegaciatori i Serbisë, Petar Petkoviq.

Komento: