Dialogu me Serbinë, LDK dhe Vetëvendosje thërrasin seancë të jashtëzakonshme

15:26 | 21 Dhjetor 2018

Draft-marrëveshja e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë nuk po pëlqehet nga deputetët e dy partive opozitare, LDK dhe Vetëvendosje.

Deputetët e këtyre dy partive në këto momente kanë mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme për ditën e mërkurë.

Këto dy parti opozitare kanë thirrur këtë seancë për të diskutuar për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Në arsyetimin e kësaj kërkese thuhet se kjo dokumenti i propozuar nga Qeveria është shumë problematike, andaj pas debatit do të propozohet një rezolutë.

Komento: