Dialogu trepalësh Borrell-Kurti-Vuçiq i bashkëngjitet edhe Lajçak: Kryeministri i Kosovës nis takimin, presidenti serb hyn në 09:00

09:21 | 21 Nëntor 2022

Takimit trepalësh Borrell-Kurti-Vuçiq i bashkëngjitet edhe Lajçak: Kryeministri i Kosovës nis takimin, presidenti serb hyn në 09:00.

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borelj, sot rreth orës 08:00 ka filluar takimin në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Më pas pritet të takohet me takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimet e veçanta pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh ndërmjet Bashkimit Evropian (BE), Serbisë dhe Kosovës, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Kurti tashmë ndodhet në takim, kurse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmërohet të ketë takimin e tij në orën 9:00.

Krahas Borelit, palën evropiane në takim do ta përfaqësojë edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Komento: