Digjet banesa në Prishtinë, tre persona pranojnë trajtim mjekësor

09:40 | 27 Qershor 2026
digjet-banesa-ne-prishtine,-tre-persona-pranojne-trajtim-mjekesor

Një banesë në Parkun e Qytetit në kryeqytet është kapluar nga flakët në orët e para të mëngjesit.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar rastin.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë banimi në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore”.

Komento: