Digjet një autobus në Prishtinë

18:00 | 27 Mars 2022

Në Hajvali një autobus është djegur.

Një autobus është përfshirë nga flakët në Hajvali të Prishtinës, raporton Gazeta Express.

Nga Policia e Kosovës nuk janë përgjigjur ende për rastin.

Pamjet tregojnë autobusin e përfshirë në flakë dhe mbi të shtëllunga të mëdha tymi. Një video nga momenti e ka publikuar gazetarja Gentiana Begolli.

Aty shihet një shpërthim që ndodh derisa zjarrfikësit kishin dalur në vendin e ngjarjes për ta fikur zjarrin.

Komento: