Dikur kritikonte për ‘familjarizëm’: Axha i Glauk Konjufcës emërohet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes

22:53 | 07 Prill 2021

Emrërimet politike.

Xhaxhai i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca — Rabit Konjufca, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Të dhënat e tij në detaje ende nuk figurojnë në ëebfaqen e Ministrisë së Mbrojtjes, megjithatë në Kabinetin e Ministrit figuron emri i Rabit Konjufcës, si këshilltar politik.

Rabit Konjufca gjithashtu ka garuar edhe për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Vetëvendosjes.
Ndërsa ministër të Mbrojtjes, Kurti ka emëruar Armend Mehajn. Emri i tij u diskutua për shkak se ishte emër i padëgjuar në skenën politike.

Komento: