Dikush ende nuk ia ka mësuar emrin Covid-it, ia shkruan pak më ndryshe

11:01 | 08 Dhjetor 2020

Diku në Kosovë, dikush ende nuk ia ka mësuar emrin Covid-it, ia shkruan pak më ndryshe.

Në një shkrim të vendosur në një xham diku në Kosovë, ku paralajmërohet për dënimin nga policia për ata që nuk përdorin maska, autori i shkrimit ia ka ndërruar një shkronjë emrit të sëmundjes Covid-19, duke e shkruar Covit-19.

Nuk dihet saktë se në cilin vend është vendosur ky shkrim, por në të vërhehen edhe disa gabime të rënda drejtshkrimore, shkruan Gazeta Express.

Përpos emrit të sëmundjes, autori ose autorja nuk e ka shkruar mirë as fjalën “posedojnë” si dhe i ka shkruar ngjitur fjalët “do” dhe “të”, të cilat duhet të shkruhen ndaras.

Ndryshe, gabimet drejtshkrimore, por edhe gabimet tjera në përdorimin e termave të fushave të ndryshme, përfshirë mjekësinë, janë vërejtur edhe te zyrtarët e lartë shtetërorë.

Komento: