Dimëri po vjen, ku po planifikon Kosova të blejë rrymë? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dimëri po vjen, ku po planifikon Kosova të blejë rrymë?

18:29 | 20 Shtator 2022

Gjatë një konference për media, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se Kosova po negocion me Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë për blerje të energjisë elektrike.

“Ne kemi pasur diskutime në nivel politik, me Republikën e Maqedonisë, Greqinë dhe Bullgarinë. Me Republikën e Maqedonisë dhe me Bullgarinë janë duke vazhduar dhe do të vazhdojnë negociatat në nivel teknik të operatorëve për t’i parë mundësitë qoftë për këmbim qoftë për blerje”, tha ministrja.

Mirëpo, Rizvanolli thotë se “aktualisht nuk kanë marrëveshje”.

Komento: